U fut me forcë në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e hodhi nga kati i dytë/ Arrestohet 47-vjeçari

0

 

Një ngarje e pazakontë ka ndodhur sot në Fier. Një 47-vjeçar është futur me forcë në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë ndaj saj e ka hedhur nga kati i dytë.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia ka bërë të mundur arrestimin 47-vjeçarit me incialet S.Rr. në Patos.

Gruaja, 38 vjeç, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Patos, Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Rr., 47 vjeç, banues në Kurian, Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në Patos, ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

Shtetasja E. S, 38 vjeçe, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

38-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu