U fut në tualet ti shpëtonte flakëve,DETAJET nga vdekja e 12-vjeçares në Gjirokastër

0

– Mbrëmja e djeshme u mbyll me vdekjen e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës, banesa e të cilës u përfshi nga flakët. Shkak i zjarri në banesë është bërë një qiri, i cili përdorej për ndriçim, pasi mbrëmjen e djeshme zona e Dropullit ishte pa energji elektrike. Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12-vjeçarja Krisanthi Ndrico u fut në tualetin e shtëpisë, për ti shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot.

Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu