U fut për t’i vjedhur drogën në shtëpi, 18-vjeçari ‘zhdëp’ në dru pronarin

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Larisa të Greqisë, ku një burrë u rrah brutalisht nga hajduti 18-vjeçar.

Mësohet se 49-vjeçari po trajtohet në spital pasi ka marrë lëndime të rënda në kokë, krah dhe brinjë.

Sipas njoftimit të policisë, i riu e rrahu atë me dru pasi hyri në shtëpinë e tij për të vjedhur.

Sipas mediave greke, hajduti, u fut brenda duke thyer dritaren në orën 2 të natës dhe kur pa pronarin mori një thikë fillimisht që ta kërcënonte.

Burri ka tentuar të mbrohet me një shkop, por 18-vjeçari ia ka marrë nga duar dhe ka filluar ta godasë dhjetëra herë.

Zhurma ka zgjuar fqinjët, të cilët kanë thirrur policinë dhe personat e Sigurimit të mbërritur në shtëpi dhe kanë vënë në pranga të riun.

Në posedim të tij iu gjetën dy celularë që kishte arritur t’i rrëmbejë nga shtëpia, ndërsa i ka treguar policisë një vend në oborrin e shtëpisë ku kishte fshehur drogën e vjedhur nga 49-vjeçari, i cili ishte është dërguar në Spitalin Universitar të Larisës ku po trajtohet. Autori dhe viktima janë marrë edhe më herët me autoritetet në raste të ndryshme penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu