Një person është gjendur i vdekur në një kanal të rrugës së Tales në Lezhë.
Bëhet fjalë për shtetasin 62-vjeçar, Vasil Cekaj i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Lezhës, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.