U gjet e copëtuar brenda një valixheje/ Detaje të reja nga vrasja e 12-vjeçares: Në trup kishte mbishkrime…

0

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja shokuese në Francë, ku trupi i një 12-vjeçareje u gjet i copëtuar brenda një valixheje.

Mediat franceze raportojnë se trupin e të miturës e gjeti një i pastrehë, në Paris, i cili kishte gjetur valixhen pranë banesës së familjes së vajzës, të mbuluar me disa çarçafë. Menjëherë pas kësaj ai njoftoi policinë.

Sipas uniformave blu, koka e vajzë ishte e prerë nga pjesa tjetër e trupi, në të cilin kishte mbishkrime të pakuptueshme. Priten rezultatet e autopsisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur realisht me12-vjeçaren.

Nga ana tjetër, pas zbulimit të rastit, një banor i zonës ka treguar në polici se një grua i kishte kërkuar ndihmë për të transportuar një valixhe të rëndë.

E mitura ishte denoncuar e humbur nga prindërit pasi ajo nuk u kthye në shtëpi pas mësimit si zakonisht, ndërsa policia ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ajo kalonte për të shkuar në shkollë. Sipas një prej fqinjëve që e kishte parë vajzën para se të zhdukej, ajo dukej mjaft e shqetësuar ndërsa ishte nën shoqërinë e një gruaje të re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu