Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit nga Bilishti, Rigels Kaso, i cili u gjet i dhunuar sot në Tiranë.
Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Kasos është përkeqësuar për shkak të plagëve të shumta në kokë, dhe aktualisht ai është intibuar.
42-vjeçari ka plagë të shumta edhe në trup ndaj mjekët vendosen që ta fusin në intubim në sallën e reaminacionit pasi gjendja e tij është kritike për jetën.
Kaso u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.