FRANCË- Çështja dhe misteri për vdekjen e 2-vjeçarit Emile ka marrë një kthesë të papritur pasi gjyshërit dhe dy dajat e tij u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e të miturit. Dy vjeçari u gjet i pajetë 9 muaj pasi u shpall i zhdukur në vitin 2023 në Alpet Franceze.
Autoritetet kanë arrestuar gjyshërit e tij nga nëna dhe dy dajat e tij pasi i konsiderojnë të dyshuar për vdekjen e tij. Philippe dhe Anne Ventovini u morën në paraburgim së bashku me dy fëmijët e tyre, në lidhje me vrasjen e Emile të vogël. Ata dyshohen për “vrasje me dashje” dhe “fshehje të një kufome”, sipas një deklarate të lëshuar nga prokurorët e Ey-en-Provence. Autoritetet ishin të sigurta se Emili nuk mund të ishte zhdukur i vetëm në fshat.
Emile i vogël ishte duke pushuar në shtëpinë e izoluar të familjes Ventovigny në Alpet Franceze, në jug të Grenoble, kur u zhduk në korrik 2023. Në atë kohë kujdestarinë e fëmijës e kishin gjyshërit. Djali i vogël u zhduk konkretisht teksa po vëzhgohej nga gjyshi i tij, i cili më vonë pranoi se për 15 minuta nuk e kishtë vëzhguar atë.
Një dëshmitar pa gjyshin e fëmijës duke prerë dru jashtë shtëpisë së tij në kohën kur Emil besohet se ishte larguar nga shtëpia. Hetimet nisën menjëherë, por nuk dhanë asnjë rezultat. Nëntë muaj më vonë, një alpinist gjeti eshtrat e fëmijës.