U gjet i pajetë në Kavajë, ja kush është 62-vjeçari (EMRI)

0

Ameli Softa është 62-vjeçari që u gjet ditën e djeshme i pajetë në bregdetin e Spillesë.

Bëhet me dije se në trupin e 62-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në grykëderdhjen e Shumbinit dhe si pasojë ka humbur jetën.

62-vjeçari është gjetur rreth orës 14:00, në Spille, Kavajë, i pajetë, dhe ishte larguar nga banesa më datë 05.02.2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu