U gjet i vdekur në kapanonin e drogës para 4 vitesh, babai i Besnik Pudjas kërkon rinisjen e hetimeve

0

Babai i Besnik Pudjas, i cili u gjet i vdekur në vitin 2017 përmes denoncimit në Fax Neës kërkon drejtësi për humbjen e tij duke vënë autorët para përgjegjësisë.

Kujtojmë se 36-vjeçari u gjet I vdekur në 7 tetor 2017 në një kapanon të tharjes së lëndës narkotike në Kollogjesh të Shëngjergjit.

Pas hetimeve Prokuroria e Tiranës hodhi dyshimet se I riu ishte vrarë. 6 ditë pas ngjarjes, më 13 tetor policia arrestoi Algers Liçin, Dritan Buzon dhe Halit Dushën me pretendimin se ata kanë qenë në vendngjarje dhe nuk kanë treguar se çfarë ka ndodhur.

Sot pas 4 vitesh, babai i tij kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e autorit.

Ai tha se ka kryer denoncim në prokurori disa herë për rinisjen e hetimeve por nuk ka marrë asnjë përgjigjie.

“Kam qenë në prokurori dhe kam bërë denoncimin dhe deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigjie. Janë 3 dëshmitarë, njëri është Halit Dusha I fshatit tim dhe kur ka ndodhur me 7 tetor 2016, vllait tim I ka thënë që ta mbyllim çështjen sikur ka vrarë veten.

Vëllai im I ka thënë pse ta mbyllim?

Djali im nuk ka pasur asnjë konflikt, e kam marrë vesh vonë punën që bënte sepse dhe policia shkonte cdo ditë atje. Kërkoj të zbardhet e drejta, I plagosuri dhe Haliti të merren në pyetje.

Dua të di kushe ka vrarë dhe ai të shkojë në vendin e vet”-u shpreh ai


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu