U goditën nga orteku, humbin jetën 3 skiatorë norvegjezë në Francë

0

Tre skiatorë norvegjezë humbën jetën ditën e sotme pasi u përfshinë nga një ortek në rajonin Val-Cheny të Savoie, në Francën lindore.

Viktimat ishin anëtarë të një grupi prej tetë skiatorësh që u përfshi nga orteku.

Një grua u transportua me helikopter në një spital dhe ndodhet në gjendje kritike, sipas informacioneve të raportuara nga gazeta Le Dauphiné Libéré.

Dhjetë zjarrfikës u thirrën për të shpëtuar skiatorët që u përfshirë nga orteku.