Gruaja, e cila u vetëvra bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç në Vlorë quhet Pamela Mërtiri.
“Gruaja 34-vjeçare që u hodh nga pallati jetonte në Tiranë. Sot kishte ardhur në Vlorë bashkë me fëmijën. Babai i saj jeton në pallatin këtu afër në Vlorë, viktima ëhstë vajza e një mjeku në Vlorë”, thotë dëshmitari i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.