ANGLI – Neil Parish ka dhënë dorëheqjen si deputet i konservatorëve pasi pranoi se kishte parë pornografi në parlamentin britanik dy herë.
Deputeti i Tiverton dhe Honiton, i cili është një fermer, tha se ai fillimisht pa gabimisht përmbajtjen për të rritur pasi po kwrkointe traktorët në telefonin e tij. Megjithatë, ai pranoi se hera e dytë ishte e qëllimshme.
“Unë nuk isha krenar për atë që po bëja. Unë nuk do të mbroj atë që bëra, ishte absolutisht e gabuar. Kërkoj një falje të plotë. Një falje totale e plotë,”- tha ai.
Dy kolege femra, të martën, raportuan se e kishin parë atë duke parë pornografi ndërsa ishte ulur pranë tyre. Të premten, Parish e pezulloi kamxhikun dhe iu referua komitetit të standardeve, por injoroi thirrjet për të dhënë dorëheqjen menjëherë.