Policia e Fierit ka finalizuar opercionin antikanabis të koduar “Paralel” ku janë sekuestruar 1.7 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Në fshatin Varibob u arrestua një 41 vjeçar me emrin Kleodian Yzeiri i cili ishte implikuar në kultivimin dhe prodhimin e cannabis sativa. Lënda u gjet në afërsi të banesës së tij dhe u asgjesua nga policia nëpërmjet djegies. 41 vjeçari u kap në flagrancë edhe falë infromacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, ku bëhet me dija nga njoftimi i policisë se Yzeiri merrej njëkohësisht me disa veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Paralel”, sekuestrohen 1.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
I implikuar në kultivimin dhe prodhimin e cannabis sativës, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe arrestohet 41-vjeçari.
Në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në fshatin Varibob, Policia gjeti dhe asgjësoi nëpërmjet djegies, disa bimë narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas merrej njëkohësisht me disa veprimtari kriminale, në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Paralel”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi K. Y., 41 vjeç, banues në fshatin Varibob.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, Policia gjeti në banesën e këtij shtetasi, 1.7 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, si dhe në afërsi të kësaj banese, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua lënda narkotike dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.