U kap me 6 pako me drogë, dënohet me burg shqiptari në Itali

0

Një 30-vjeçar shqiptar me inicialet L.E. është dënuar me 10 muaj burg. Mediat italiane shkruajnë se i riu është kapur me 6 pako me 15 gramë kokainë në zonën e L‘Aquila.

Ai tentoi të largohej pasi e pikasën efektivët e policisë, por nuk arriti të shpëtonte dhe u prangos.

Shqiptari u dërgua në burg dhe sot gjykata ka marrë vendimin që ta dënojë për trafik të lëndëve narkptike.