U kap me armë dhe kokainë në makinë, kush është volejbollisti 26 vjeçar nga Shijaku që luante për Partizanin

0

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Shijak, pasi u kap me kokainë dhe armë zjarri. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se arrestimi i të riut Eraldo Vora, banues në Sallmone, u bë si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar pikërisht me emrin “Sallmone” të Forcave Operacionale dhe strukturave të Narkotikëve në Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak.

Vora është volejbollist i cili sezonin e kaluar luajti me Partizanin, ndërsa për këtë vit sportiv nuk janë bërë ende federimet dhe nuk dihet se me cilin ekip do të aktivizohet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën po qarkullonte ai, policia gjeti një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Ndërsa pas kontrolleve në banesën e tij, Policia gjeti rreth 14 gramë kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu