U kap me drogë dhe fshehu paratë, gjykata britanike: Dorëzoji ose bëj 10 muaj burg

0

BRITANI– Një i ri shqiptar i cili u kap disa muaj më parë ruante më shumë se 160,000 paund drogë dhe para për një grup shqiptar të krimit të organizuar në shtëpinë e tij në Coventry, është urdhëruar të dorëzojë paratë ose do të përballet me dhjetë muaj burg.

Sipas mediave vendase, në fillim të këtij viti, Leonard Coga ishte deklaruar fajtor në Warwick Crown Court për posedim të kanabisit në shtëpinë e tij në Glover Street, Cheylsesmore, me qëllim që ta furnizonte atë. Coga, 26 vjeç, i cili kishte deklaruar se anëtarët e bandës së krimit do ta mblidhnin kur të kishin nevojë, u burgos për 27 muaj.

Sipas prokurores, Olivia Beesley,  pasuria e tij e vetme në dispozicion ishte 38,645 paund në para, të cilat ishin ende në posedim të policisë gjë që tregonte se Coga nuk kishte deklaruar të gjitha të ardhurat. Kështu, gjykatësi Peter Cooke urdhëroi që 26-vjeçari të dorëzojë diferencën brenda 28 ditësh ose do të përballet me dhjetë muaj të tjerë burg.

Gjatë seancës fillestare, prokurori, Ryan Hodgkinson tha se në shtator të vitit të kaluar policia kontrolloi shtëpinë e Coga-s dhe bëri “një sekuestrim shumë, shumë të konsiderueshëm”. Ata gjetën çanta të mëdha që përmbanin 29.5 kilogramë kanabis me një vlerë të shitjes me shumicë midis 118,000 dhe 147,000 , si dhe 38,645 £ në para, disa prej tyre të fshehura nën dërrasat e dyshemesë.

Kanabisi dhe paratë i përkisnin një grupi shqiptar të krimit të organizuar dhe kur u arrestua Coga pranoi se ishte i përfshirë në furnizimin e drogës. Avokati i Coga tha se ai nuk kishte dënime të mëparshme, por kishte pësuar një dëmtim të rëndë në dorë, ku filluan problemet e tij financiare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu