U kap me kokainë në makinë, vihet në pranga 25-vjeçari shqiptar

0

ITALI- Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet si pjesë e një rrjetit të trafikut të drogës në këtë zonë. Siç raportojnë mediat italiane një patrullë hasi të riun që ishte me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, pasi kishte një dënim të mëparshëm.

Ai u ndalua në ‘Strada di Sabbione’ ndërsa udhëtonte me një makinë me qira. Nervozizmi i të riut i shtyu oficerët të kryenin një kontroll personal dhe të automjetit. Gjithashtu 40 doza kokaine, me një total prej 32 gramë, u gjetën brenda levës së marshit. Për më tepër, mbi 4,000 euro në para të gatshme u gjetën në shtëpi, që besohet të jenë të ardhurat nga trafiku i drogës.