KRUJË- Gjykata e Krujës ka dhënë masat e sigurisë për babë e bir, të cilët u kapen duke kultivuar kanabis dy ditë më parë. Mësohet se Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për djalin 19-vjeçar me emrin Safer Kani. Ndërkohë që babai 53-vjeçar Halit Kani, është liruar dhe dhënë masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Dy ditë më parë Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kroi i Madh, në dy sipërfaqe toke në afërsi të njëra-tjetrës, kanë gjetur dhe asgjësuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga 53-vjeçari dhe djali i tij.