U kapën në magazinën me kanabis me vlerën 800 mijë euro, 5 shqiptarët përballen me drejtësinë belge

0

BELGJIKA- Policia belge kreu një bastisje në tetor 2022, pas disa informacioneve për automjete të dyshimta pranë një magazine në Visserij në Assenede. Sipas mediave të huaja, ata zbuluan se ndërtesa përdorej si një plantacion kanabisi. 82 kilogramë kanabis u gjetë gati për transport me një vlerë prej 800000 euro, nëse do të shitej në rrugë.

Lidhur me këtë operacion, dy shqiptarë janë arrestuar në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë u gjetën në një automjet pranë plantacionit. Më vonë një shqiptar i pestë u zbulua në një foto, shkruajnë mediat e huaja. Në magazinë, hetuesit gjetën edhe një fletore ku kishte informacione për sasitë e kultivuara, nënndarjen e plantacionit etj.

Pesë shqiptarët u dërguan në gjykatë nga prokurori publik i cili kërkoi burgim nga 12 muaj deri në 5 vjet. Gjithashtu u kërkuan gjoba deri në 20 mijë euro ndërsa vendimi për shqiptarët pritet të jepet më 10 tetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu