U krijua 2 mijë vjet më parë/ Gjendet lodra e parë e ѕ*eksit në histori

0

Ekspertët e Universitetit të Newcastle dhe University College Dublin kanë zbuluar në Angli një copë druri në formën e një organi mashkullor. Sipas mediave të huaja, zbulimi është i pari “vibrator”2 mijë vjeçar në histori dhe i përket botës romake. Copa e drurit e gdhendur në formën e një organi mashkullor u gjet në hendekun e fortesës Vindolanda, pranë Hexhamit, në Anglinë veriore. Studiuesit fillimisht menduan se ishte një mjet për arnimin e çorapeve. Copa e drurit daton në shekullin e dytë.

Sipas studiuesve, objekti i gjetur fillimisht në Vindolanda në vitin 1992 është përdorur për arsye të tjera përveçse për të larguar syrin e keq. Analiza zbuloi se dy skajet e objektit ishin dukshëm të lëmuara, duke treguar fërkim të përsëritur me kalimin e kohës.

Studiuesit japin 3 shpjegime të mundshme për qëllimin e këtij objekti. Njëra prej tyre është se objekti me përmasa reale është përdorur si instrument seksual, një tjetër mundësi, është se objekti mund të jetë përdorur si një shtypës për qëllime kulinarie ose për të bluar përbërësit për trajtime kozmetike apo mjekësore.

Dr. Rob Collins, Pedagog i Arkeologjisë në Universitetin e Newcastle shpjegon: “Madhësia e falusit dhe fakti që ai ishte gdhendur prej druri ngre disa pyetje në lidhje me përdorimin e tij në antikitet. Ne nuk mund të jemi të sigurt për përdorimin e tij ndryshe nga objektet e tjera që kishin një funksion të qartë të mbrojtjes nga fati i keq. Ne e dimë se romakët dhe grekët e lashtë përdornin lodra seksi. Ky objekt mund të jetë shembull i njërit prej tyre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu