U lakua për President të Shqipërisë, Haradinaj: Këto janë shpifje ordinere

0

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas disa shkrimeve në media, se ai mund të jetë kandidat për president të Shqipërisë. Haradinaj, i cili ditëve të fundit vizitoi Tiranë e u takua edhe me kryeministrin Edi Rama, ka mohuar mundësinë e tillë. Ai gjithashtu ka shtuar se angazhimi i tij politik lidhet vetëm me Kosovën.

Postimi i Plotë:

“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë. Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje. Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu