Semi, Monika, Sabiani, Arditi dhe Graniti ndodhen në Dhomën e Dënimit në Big Brother VIP. Kjo ndarje nga pjesa tjetër e grupit ka bërë që këta personazhe të hapen më shumë me njëri-tjetrin.
Gjatë një bisede me Arditin, Semi ka treguar se kur ishte më e re kishte shumë dëshirë të ikte jashtë. Për këtë arsye këngëtarja ka rrëfyer se është martuar me letra me Bojkenin.
“Kam qenë një nga ato njerëzit që vdisja të shkoja jashtë, të bëja shkollën jashtë. Kur isha me Bojkenin prandaj i bëmë letrat, që u martuam…për ta hedhur lotarinë amerikane për të ikur andej, por e lamë pastaj. Ai është pak mashtrues, se thoshte do ikim dhe nuk tentoi asnjëherë. Tashmë nuk dua më, më pëlqen jeta këtu”, ka treguar Semi.