U mbajt 491 ditë peng nga Hamasi/ Eli Sharabi tronditet pas lirimit, mëson nga nëna për fatin tragjik të gruas dhe dy vajzave të tij

0

IZRAEL- Lojën më tragjike fati e luajti me pengun e Hamasit, Eli Sharabi, i cili u lirua dje pas 491 ditësh robëri. Ai kaloi ditët në robëri pa e ditur që gruaja e tij Lianne dhe vajzat e tij adoleshente Noiya dhe Yahel ishin vrarë në shtëpinë e tyre në Kibbutz Be’eri më 7 tetor. Sharabi ishte rrëmbyer me vëllain e tij Yossi, i cili u vra gjatë pengmarrjes në Gaza.

Kërkesa e parë e Sharabit kur u kthye në Izrael ishte të shihte familjen e tij, sepse ai nuk ishte në dijeni se gruaja dhe dy vajzat e tij u vranë në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023. Sharabi u informua për vdekjen e gruas dhe vajzave të tij pas kthimit të tij nga Rripi i Gazës.

Eli Sharabi është ribashkuar me nënën e tij Chana dhe motrën Osnat në një strukturë ushtarake pranë kufirit të Gazës pas 491 ditësh robëri nga Hamasi. Familja e tij u thirr për t’i treguar lajmin e hidhur për humbjen e familjes së tij.

Ai fillimisht u ribashkua me nënën e tij Hannah dhe motrën Osnat, dhe më pas me anëtarët e tjerë të familjes së tij, duke përfshirë vëllain e tij Sharon. Familjes së tij thuhet se iu dhanë këshilla se si t’i tregonin se ai nuk kishte më familje. Në ceremoninë e dorëzimit, Sharabi u pyet në hebraisht nga sulmuesi i Hamasit se si ndihej për të qenë i lirë: “Ndihem shumë, shumë i lumtur sot që po kthehem te familja dhe miqtë e mi, te gruaja dhe vajzat e mia.”

Ai thuhet se u tha ushtarëve të IDF gjatë udhëtimit nga Gaza se mezi priste të shihte gruan dhe fëmijët e tij. Ashtu si Sharabi, Levy iu kthye tragjedisë dhe zisë. Gruaja e tij Elkayam Levy u vra gjatë sulmit të Hamasit në festivalin e muzikës Nova, ku ai vetë ishte rrëmbyer. Levy u informua për lajmin tronditës pas kthimit të tij në Izrael.