U ndanë para një jave, gjendet e vdekur ish- e dashura e futbollistit Jerome Boateng

0

Modelja Kasia Lenhardt, ish e dashura e futbollistit Jerome Boateng, është gjetur e vdekur në banesën e saj. Policia gjermane njoftoi se vdekja e saj po trajtohet si e dyshimtë, pasi ditën e djeshme kishin marrë një lajm për vetëvrasje dhe pasi kanë shkuar në adresën e dhënë gjetën të pajetë modelen Kasia. Mbrojtësi i Bayern Munchen Boateng njoftoi ndarjen e tyre të Martën e kaluar (2 Shkurt) me anë të një postimi në Instgram ku tha se ishte i zhgënjyer me këtë vendim por duhet ta bënte.

Siç është shkruar në media, i kam dhënë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt. Tani e tutje ne do të shohim secili punën e vet. Është për të ardhur keq, por për familjen time dhe për mua është e vetmja zgjidhje. Duhej ta bëja këtë hap. u kërkoj falje të gjithë atyre që i lëndova sidomos ish-të dashurës sime, Rebecca, dhe fëmijëve tanë. Edhe unë jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij dhe unë po e bëj tani. Kasias i uroj më të mirën.
Modelja 25-vjeçare ishte me origjinë nga Polonia dhe u bëe njohur në Gjermani pasi mori pjesë në “Next Top Model”. Ndërkohë lajmin e ndarjes nga jeta e konfirmoi kolegia modele, Sara Kulka, e në Instagram.

Pushofsh në paqe! Ti person i mrekullueshëm, më mungon dhe do të doja të të thosha lamtumirë. Shpresoj ta gjesh paqen tënde tani dhe që e vërteta të dalë në shesh tani. Nuk do të të harroj kurrë, nuk njoh njeri që mund të qeshë si ti.
Burimi:ladbible , joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu