“U ndikua nga burri i saj për të kryer operacione plastike”, befason e reja: Fytyra ime është…

0

E ndikuar nga komentet që i bënte shpesh partneri i saj, një grua vendosi të kryente disa ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar pamjen e saj. Svetlana, 37- vjeçarja, arkitekte në profesion e kreu këtë ndërhyrje kirurgjikale por rezultati ishte aspak si ajo e ka pritur.

37-vjeçarja pretendon se kirurgu i saj, ka përdorur një ilaç i cili ka shkaktuar në lëkurën e saj plakjen, çka nënkupton se e ka bërë atë të duket më e vjetër.

Në një video, ajo trondit me deklaratën e saj, teksa tregon transformimin e frikshëm.“ Fytyra ime u tkurr si një mumifikim ,” shprehet 37-vjeçarja. Ndër të tjera, ajo është shprehur se brenda disa ditësh, lëkura rreth syve të saj ishte tharë plotësisht.“Kishte ndryshime të shpejta, çdo orë fytyra ime ndryshonte“, shprehet ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu