U ndje keq në Kuvend, deputeti Lefter Gështenja dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

0

Gjatë seancës së sotme parlamentare në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka ndjerë probleme shëndetësore.

I ndihmuar nga kolegët e tij dhe efektivët e Gardës, deputeti Gështenja, është nxjerrë jashtë Kuvendit dhe është marrë nga ambulanca, duke e transportuar për në spital.

Ende nuk dihen detajet se çfarë shqetësimesh shëndetësore ka ndjerë deputeti i PD-së dhe si është gjendja e tij shëndetësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu