“U njohën në Facebook”, zbardhet dëshmia e emigrantit që braktisi 17-vjeçaren e pajetë në mes të Velipojës: Ja kush e mori në breg (FOTO)

0

Një ngjarje e rèndë ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Velipojës ku një vajzë 17-vjeçare u gjet e vdèkur nga peshkatarët, ndërsa raportohet se kishte shenja dhùne. Ajo kishte dalë në det me një 25-vjeçar të identifikuar si Indrit Bajraktari, i cili pretendon se vajzën e ka marrë xhaxhai kur kanë dalë në breg.

Pòlicia bën me dije se e reja, e identifikuar si Enisa Doda ishte në Velipojë për pushime me familjen. Gazetarja e Fax News, Emi Kalaja raporton se dyshohet që të rinjtë janë njohur në Facebook ndërsa Bajraktari ishte emigrant në Angli.

Enisa Doda, me origjinë nga Bathorja por me banim në Burrel kishte hyrë në det me 25-vjeçarin me një motor uji. “Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj”, thuhet në njoftimin e pòlicisë.

Vijojnë hetimet për ngjarjen ndërkohë që Indrit Bajraktari akuzohet për tre vepra penale “Shkaktimi i vetëvrásjes”, “Moskallëzimi i krímit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i plotë: Velipojë, Shkodër. Vihet në pranga një 25-vjeçar për ngjarjen e ndodhur në Velipojë ku humbi jetën si pasojë e mbytjès në det një 17-vjeçare.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Pòlicisë Velipojë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ku humbi jetën si pasojë e mbytjès në det një 17-vjeçare, organizuan punë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shodër për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – I. B., 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuèstrua çelësi i motorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat pènale “Shkaktimi i vetëvrásjes”, “Moskallëzimi i krímit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu