U përashtua nga nominimet për çmimin “The Best”, Courtois kritikon ashpër FIFA-n

0

Thibaut Courtois ka sulmuar pamëshirshëm FIFA-n për përjashtimin në nominimet për lojtarët më të mirë të këtij viti.

Yllit të Real Madridit i është refuzuar një vend në nominimet për çmimin e portierit më të mirë të FIFA-s për meshkuj.

Alisson, Gianluigi Donnarumma, Edouard Mendy, Manuel Neuer dhe Kasper Schmeichel janë në garë për të fituar çmimin prestigjioz pas kontributit të tyre të jashtëzakonshëm për klubin dhe vendin këtë vit.

Për sa i përket përjashtimit të Courtois, ai nuk është i befasuar që nuk u fut në listë pas deklarateve ndaj UEFA-s dhe FIFA-s.

Reprezentuesi belg tha: “Më mirë do të fitoja Ligën e Kampionëve dhe La Ligan sesa të fitoja këto çmime”.

“Gjëja më e mirë nuk më befason, ndoshta për shkak të komenteve të mia një muaj më parë”, shtoi ai. “Unë e di vlerën time dhe kjo është më e rëndësishme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu