U përfolën për krizë në çift, Luizi shfaqet nga muaji i mjaltit me Kiarën

0

Së fundmi është përfolur se Luizi dhe Kiara po kalonin një krizë në çift dhe shkak u bë Instagrami. U tha se Kiara e ka hequr Luizin nga lista e Instagramit ndërsa ky i fundit që prej rikthimit nga SHBA nuk kishte postuar as edhe një foto me partneren.

Mirëpo sot Luizi i ka hedhur poshtë thashethemet duke postuar një foto në Instastory ku tregon se ai dhe Kiara ndodhen bashkë në Korçë. Madje këtë arratisje larg nga kryeqyteti, këngëtari e quan ‘muaj mjalti’.

“Muaj mjalti në Korçë”, shkruan Luizi teksa shfaqet bashkë me Kiarën, në shoqërinë edhe të personave të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu