Përjashtimin nga Kuvendi pasi zaptoi foltoren, Basha e ka pritur me batuta.
“Një sekondë ju lutem se nuk kam ku të shkoj. Nuk më lënë që të futem sërish brenda (qesh)…”, tha Basha.
Në komunikimin me gazetarët jashtë godinës së Parlamentit, Basha tha se PS dhe Rithemelimi tashmë janë në pazar.
“Aty kishte një marrëveshje mes palëve që PD-së të mos i jepej koha. U thanë gënjeshtra. Pati një pretendim sikur ishte fundi merkatos. Sot filloi merkato. Nëse ne personalizojmë këtë humbasim betejën. Viktimë e pazarit janë shqiptarët. Duan të shkatërrojnë komisionin bipartizan. Të njëjtën gjë bën edhe në 2008. Një nga propozimet e Damian Gjiknurit janë ndryshime në ligjin e dekriminalizimit. Merkato sapo ka filluar, do të bëhet larg syve të shqiptarëve. Për interesa private të një grupi njerëzish. Jepet fund një mekanizmi transparent”, tha Basha