Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në Ferrara, ndërsa viktima është Gevis Muhaj 22-vjeç.
22-vjeçari jetonte në San Biago të Argenta.
Sipas medieve italiane, i riu shqiptar punonte mekanik dhe në drekë po kthehej për në shtëpi, kur në të dalë të një kthese humbi kontrollin e makinës së tij tip “Ford” duke u përplasur me një pemë.
Goditja ishte fatale për shqiptarin që humbi jetën në vend.