U përplas me derën prej xhami, vdes tragjikisht gruaja

0

Një nënë e dy fëmijëve në Indi ka humbur jetën pasi u përplas me një derë prej xhami në bankë.

Gruaja, 46 vjeç, fillimisht ishte larguar nga banka, por është kthyer përsëri kur ka kuptuar se kishte harruar çelësat e motorit brenda saj.

Dëshmitarët thonë se ajo nuk e kishte kuptuar që dyert janë të mbyllura dhe si pasojë përplaset fuqishëm në derën prej xhami.

46-vjeçarja ka vdekur pak momente pasi dera iu shemb në pjesë të ndryshme të trupit. Policia dhe pronarët e dyqaneve aty pranë i erdhën fillimisht në ndihmë. Ajo u dërgua në Spitalin Perumbavoor Taluk, por Beena ndërroi jetë pak më vonë.

Burimi: DailyMail

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu