U përplas me makinë në portën e ambasadës ruse, zbardhen ‘detaje shokuese’ mbi shoferin

0

Një avokat që u identifikua si ukrainas dhe që kishte marrë një dënim me burg vdiq të mërkurën pasi përplasi makinën e tij në portën kryesore të ambasadës ruse në Bukuresht dhe shpërtheu një eksploziv.

Për shuarjen e flakëve u deshën zjarrfikësit. Shoferi, avokati Bogdan Draghici, është dënuar me 15 vite burg për përdhunim dhe korrupsion të të miturve të martën. Megjithatë, vendimi nuk ishte i formës së prerë dhe mund të apelohej.

Policia po shqyrton nëse ishte një vetëvrasje e qëllimshme sepse zjarri shpërtheu menjëherë pasi policia urdhëroi shoferin të dilte nga makina.

Prokurori i rastit tha se shoferi i vuri flakën vetes brenda makinës pasi goditi portën e ambasadës. “Shoferi shpërtheu një mjet shpërthyes”, tha prokurori. Hetuesit gjetën pako me substanca të ndezshme në makinë, shtoi ai.

Hetimi është marrë përsipër nga Prokuroria pranë Gjykatës së Bukureshtit dhe Shërbimi i Vrasjeve i kryeqytetit.

Në postimin e fundit në Facebook, Draghici shkroi: “Edhe unë jam ukrainas! Do të ishte fantastike nëse do të na merrnin në konsideratë të gjithë ne ukrainasit derisa të përfundojë kjo luftë e tmerrshme që kërcënon të gjithë njerëzimin me vdekje!”

Draghici u bë i njohur për publikun si president i Shoqatës “TATA”, një OJQ që mbron të drejtat e baballarëve mbi fëmijët e tyre në procedurat e divorcit.

Prokurorët e ndaluan Draghicin në gusht 2019 nën dyshimet për përdhunim dhe sulm seksual. Ai u mbajt për gati një vit në paraburgim dhe akuzohej se kishte dhunuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Ambasada ruse nuk ka dhënë një reagim zyrtar deri më tani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu