U përplas me makinën e drejtuar nga 24 vjeçari, ndërron jetë e moshuara

0

Lezhe- Një 24 vjeçar është shoqëruar në polici pasi me makinën e tij përplasi një 72 vjeçare këmbësore e cila si pasojë humbi jetën. Aksidenti u shënua rreth orës 12:20 në Laç.

Automjeti me drejtues Samuel Kasmin 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. Gj., 72 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, 24-vjeçarin, për veprime të mëtejshme procedurale.

Mësohet se viktima nuk ka qenë duke kaluar në vija të bardha.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu