U përplas me shtyllën, kapiteni i Ajax vendos në allçi organet gjenitale, shokët e skuadrës i lënë autograf sipër (Foto)

0

Ajaksi vazhdon t’i surprizojë të gjithë këtë sezon duke mundur çdo kundërshtar në Champions. Deri më tani kampionët e Holandës kanë grumbulluar 12 pikë në 4 takime duke u cilësuar dhe si ‘’koka’ e grupit. Të martën, Ajaksi mposhti 1-3 Borusia e Dortmundit në një sfidë të çmendur ku përmbysën rezultatin e pjesës së parë.

Goli i barazimit u shënua në minutën e 72-të nga takimit Dushan Tadiç, por ajo çka ndodhi pas golit ka shkaktuar ilaritet në rrjetet sociale. Në momentin e golit, Tadiç u përplas keq me shtyllën duke u dëmtuar në organet gjentiale.

Pas ndeshjes, Tadiç u detyrua të fashohej përndryshe do të kishte probleme. Pikërisht fotoja e Tadiç që ka fashuar organet gjenitale ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar memet.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu