U përplas nga makina, niset drejt Traumës me helikopter i moshuari në Korçë

0

TIRANË- I moshuari 79-vjeçar që u përplas ditën e sotme nga një grua me makinë është nisur nga spitali i Korçës me helikopter për në Tiranë. Mësohet se i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në intubim.

Ai do të sillet në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Ndërkohë që drejtuesja e mjetit, që e përplasi ndodhet në komisariat për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu