U pezullua nga emisioni për fëmijën/Xhoana ndan foto me djalin

0

Xhoana Kurti, ish-konkurrente e emisionit të dashurisë “Love Island Albania”, ka publikuar për herë të parë foto me djalin e saj.

Ajo është munduar që ta mbajë të fshehtë dhe sa më privat imazhin e të birit, por së fundmi ajo ndau një foto të tij në faqen e saj zyrtare të rrjetit social “Instagram”.
Partneri dhe babai i djalit ka ndërruar jetë përpara se i biri të lindte. Këtë histori ajo e ka ndarë për herë të parë në spektaklin e dashurisë, me djalin që po krijonte një romancë, Arlindin.

Ajo është shprehur që djalit i ka vendosur emrin e të atit që ka ndërruar jetë, Ergys.
Emri i babait të fëmijës së saj është zbuluar dhe është Ergys Dashi, i cili është ekzekutuar në Ekuador me 20 plumba.

Xhoana nuk ka dashur që ta bëjë publik emrin e tij pasi edhe gjatë spektaklit ka treguar thjesht që ish i fejuari i saj ka ndërruar jetë. Ajo është shprehur që me vjehrrën ka marrëdhënie shumë të mirë dhe madje ka qenë ajo një shtysë që të bëhej pjesë e spektaklit të dashurisë.

Xhoana është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan foto dhe video nga përditshmëria e saj. Ajo ka ruajtur kontaktet edhe me disa nga ish-konkurrentët. E kemi parë shpesh herë në foto dhe video teksa darkon me Ilda Memën.

Ndërsa me Arlindin duket që i kanë shkëputur kontaktet, e as në “Instagram” nuk e ndjekin njëri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu