U plagos me 3 plumba, ky është momenti kur mbërrin në gjendje të rëndë te Trauma kryetari i njësisë administrative

0

Infowebtv – ka siguruar momentet e mbërritjes së Besnik Simonit pranë spitalit të Traumës në Tiranë.

Simoni mbeti i plagosur sot në Lezhë, në zonën e Kallmetit, teksa ishte duke udhëtuar me makinë, i shoqëruar nga një person tjetër, i cili nuk mori lëndime.

Vetë kreu i njësisë administrative ka marrë 3 plumba, sipas policisë të qëlluara nga një armë tip pistoletë.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Altin Marku, i cili është shpallur në kërkim, ndërsa uniformat blu po krehin të gjithë zonën.

Dyshohet se mes Simonit dhe Markut ka pasur një konflikt të hapur që prej një viti, që ka kulmuar në ngjarjen e sotme.

Njoftimi i policisë Lezhë:

Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar A. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu