U plagos në zjarrin që ra në qeli, i arrestuari tregon gjithçka çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës

0

Dilaver Idrizi, i arrestuari për tentativë vrasjeje pasi hodhi gruan e tij nga kati i tretë ka treguar se çfarë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në qelinë që iu vu zjarri në komisariatin nr.5 në Kamëz.

Përpara grupi hetimor, Idrizi që ndodhet ende në spital pasi ka djegie në 20% të trupit është shprehur se është nxjerrë nga dhomat e izolimit nga punonjësi i policisë Hajredin Boja, i cili ishte përgjegjësi i dhomave të izolimit.

“Më ka nxjerrë nga dhomat e izolimit nga punonjësi i policisë Boja, i cili ishte përgjegjësi i dhomave të izolimit,”- ka thënë ai ndër të tjera.

Punonjësi i policisë Hajredin Boja ende nuk ka dhënë deklarime për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu