U plagosi me thikë shokun, 40 shqiptarë në burgun e Torinos bëhen bashkë dhe “masakrojnë” marokenin, e pësojnë dhe dy policë

0

Një ngjarje alarmante ka qenë ajo që është krijuar në burgun e Torinos ditën e djeshme.

Të burgosurit shqiptare janë konfliktuar dhunshëm me të burgosurit marokenë, në atë që ishte një hakmarrje e një ngjarje ku një prej grupit të shqiptarëve mbeti i plagosur ditën e enjte. I dënuari shqiptar mbeti i plagosur pasi u godit me thikë në fytyrë. Por të burgosurit e tjerë shqiptarë kishin planifikuar hakmarrjen.

Duke përfituar nga ndërrimi i turneve, 40 prej të burgosurve shqiptarë, kanë shpërthyen portat dhe u ngjitën në katin e tretë të blloqeve ku rrinë të dënuarit.

Atje ata “arritën të thyenin oficerët që po përpiqeshin t’i ndalonin”, vodhën çelësat e qelive të tyre, hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t’u hakmarrë për mikun e tyre.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej oficerëve të burgut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu