Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Boriç i Vogël, në Malësinë e Madhe.
Mësohet se dy persona të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit Ndue Ulaj.
Autorët e grabitjes fillimisht janë prezantuar si policë dhe më pas kanë grabitur bizhuteri ari me një vlere rreth 5 mijë euro si dhe 11500 euro që 36-vjeçari Ulaj ka patur në çantën e punës.
Kryefamiljari Ndue Ulaj ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se si grabitësit i kanë drejtuar armën atij dhe fëmijëve si dhe nënës 80 vjeçare, ndërsa tregon se fillimisht ata kanë thënë se janë policë dhe se kishin ardhur për kontroll.