Lulzim Basha: Kam kënaqësinë që të jem përsëri në praninë e përfaqësuesve të drejtësisë belge që kanë konfirmuar edhe një herë të vërtetën e kanë hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja është siç unë u kam thënë shqiptarëve, nuk është mbyllur, paratë nuk janë kthyer dhe hetimi vijon. Në këtë kuadër, për herë të dytë kam dhënë dëshminë time dhe do ta bëj sa herë të jetë e nevojshme. Do të bashkëpunoj me çdo aleat kundër luftës së krimit të organizuar. E bëj këtë në radhë të parë me vetëdijen se është një proces që bëhet për të luftuar krimin e organizuar. Çështje të tilla ka shumë, e për këtë arsye shqiptarët janë populli më i varfër, krahasuar me Evropën. Unë dhe Partia Demokratike jemi në dispozicion të drejtësisë belge e tonës për të vijuar të luftojmë lidhjete politikës së krimit të organizuar. Unë luftoj dhe për lirinë tuaj, kur të mbaroj unë do t’i përgjigjem çdo pyetjee, Kjo është