U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në Podgoricë, ndërron jetë në spital 23-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)

0

PODGORICË- I riu që u plagos nga të shtënat me armë zjarri në Podgoricë, nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur më dy ditë më parë pranë kodrës së Goricës në Podgoricë. Viktima Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës u u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë autori i vrasjes, 23-vjeçari me inicialet E.B dhe u vu në pranga në Podgoricë midis urave Blazov dhe Viseci, pak orës pas krimit.