Një grua nga Brooklyn e cila u qëllua shumë herë pasi ajo u përball me një burrë duke vendosur fishekzjarrë të paligjshëm në lagjen e saj para dy javësh, ka vdekur nga plagët e marra.
Në drejtim të shtëpisë së saj u qëllua tetë herë me breshëri plumbash, më 7 korrik në rrugën 1259 Ave Loring në Shtëpitë Rozë rreth orës 8.30 pas mesnate.
Shoku i saj Kelvin Hernandez gjithashtu u godit, sipas New York Post.
Ajo vdiq nga plagët të premten në mbrëmje në Spitalin Brookdale.
Ajo i tha një burri, i cili nuk është identifikuar, të ndalonte së plasuri fishekzjarrë ( me rstin e festës së pavarësisë), ndërkohë që ai ishte larguar dhe kishte marrë një armë me të cilën e qëlloi.
Autori është ende i lirë.
Burimi:Daily Mail| joq