Të shtëna me armë u raportuan mesditën e kësaj të hëne në zonën e Grudës në njësisë Rrethina.
Policia ka marrë një telefonatë dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa sipas burimeve alarmi ka qenë i rremë.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia nuk ka konstatuar gëzhoja, dhe as ndonjë person të plagosur, ndërkohë që po vijojnë verifikimetnë terren.
Për shkak se Shkodra është goditur në shumë raste nga ngjarje kriminale, edhe alarmi në radhët e policisë por edhe qyterarëve është i lartë.