U rrëzua në plazh dhe pësoi dëmtime në kokë, shpëtohet turistja spanjolle në Himarë

0

Një turiste nga Spanja është shpëtuar në plazhin e Filikurit në Himarë, me dëmtime në kokë pasi ishte rrëzuar.

Policia falënderon edhe pushuesit rastësore që iu gjendën pranë duke ndihmuar në nxjerrjen e saj nga vendi ku ishte bllokuar dhe transportimin me ambulancë drejt spitalit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë, në zonën e plazhit të Filikurit.

Sot, rreth orës 16:00, Salla Operative njoftoi patrullën e rendit të Komisariatit të Policisë Himarë se një shtetase e huaj kishte pësuar një incident në zonën e plazhit të Filikurit.

Menjëherë, shërbimet e policisë u nisën drejt vendit të raportuar dhe konstatuan se shtetasja spanjolle ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë. Punonjësit e Policisë, së bashku me disa pushues të pranishëm në zonë, bënë të mundur nxjerrjen e saj prej vendit ku ishte bllokuar dhe më pas shoqërimin e saj me ambulancë në Qendrën Shëndetësore Himarë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Himarës falënderon pushuesit që u solidarizuan me rastin dhe ofruan ndihmën e tyre, si dhe mbetet e angazhuar për të ofruar ndihmë në çdo rast emergjent, për sigurinë dhe mirëqenien e çdo qytetari dhe vizitori.