U rrëzua projektligji kundër homofobisë, senatori italian shpërthen në brohorima (Video)

0

Senati italian votoi ditën e djeshme kundër debatit për projektligjin që dhunën ndaj grave dhe personave LGBT+ do ta kthente në një krim urrejtjeje, duke hedhur poshtë kështu propozimin e miratuar më parë nga dhoma e ulët e parlamentit.

Sipas mediave vendase, projektligji, i përkrahur nga Partia Demokratike (PD) e qendrës së majtë, ka shkaktuar diskutime të ashpra në Itali, ku u përfshi dhe Vatikani që pretendon se ky projektligj se mund të kufizojë lirinë fetare të Kishës Katolike.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar momentet kur u shpall rezultati i votimit i cili çoi në entuziazëm senatin italian ku shumica e shqëruan me duartrokitje dhe brohoritje.

Senati prej 315 anëtarësh votoi me 154 kundër 131 për të bllokuar debatin e mëtejshëm mbi projektligjin pasi partitë e qendrës së djathtë thanë se teksti do të frenonte opinionet kundërshtuese për çështjet LGBT+, duke përfshirë ata që pretendojnë se një familje kërkon bashkimin e një burri dhe një gruaje.

Grupi më i madh i të drejtave LGBT+ në Itali, Arcigay, regjistron më shumë se 100 raste të krimit të urrejtjes dhe diskriminimit çdo vit, por përpjekjet e shumta gjatë 25 viteve të fundit për të krijuar një ligj për të ndëshkuar aktet e homofobisë dhe transfobisë kanë dështuar.

Projektligji kundër homotransfobisë u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve më 4 nëntor 2020. Pas votimit të sotëm në Senat, për rrjedhojë, duhet të fillojmë nga e para, por duhet të presim të paktën 6 muaj, për një projektligj që, një herë i depozituar, duhet të caktohet për diskutim nga njëra nga dy dhomat e Parlamentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu