U sanksionua nga SHBA, reagon Ylli Ndroqi: Do kërkoj heqjen e emrit nga lista “non-grata” sipas legjislacionit të SHBA

0
NDROQI PER VENDIMIN E KKRT - Presidenti i Ora News Ylli Ndroqi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se per vendimin e KKRT per heqjen e licences se televizionit Channel One, do ti drejtohet Gjykates, kjo sipas tij per te mbrojtur lirine e medias.

Biznesmeni Ylli Ndroqi ka reaguar pas shpalljes “non-grata” nga Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se do të kërkojë që vendimi të rishikohet dhe emri i tij të hiqet nga lista.

“Kam respektuar ligjet e RSH duke kontribuar për ekonominë e vendit. Vlerësoj të ndaj me publikun faktin se nuk kam mbajtur asnjë pozicion në administratën shtetërore”.

Ai thotë se vendosja e emrit të tij në këtë listë, sipas legjislacionit amerikan, është e rishikueshme ndaj do të kërkojë heqjen e emrit të tij nga lista.

“Kam qenë dhe mbetem mbështetës i reformave të kryera në vend duke përfshirë Reformën në Drejtësi dhe mbi të gjitha jam dhe mbetem mbështetës i interesave të SHBA në vend dhe më gjerë dhe besoj fort që miqësia midis vendit tonë dhe SHBA është e një rëndësie thelbësore dhe bazohet në vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, shprehet Ndroqi.

“Vlerësoj me rëndësi të sqaroj publikun se sipas legjislacionit amerikan vendosja e emrit në këtë listë është e rishikueshme dhe nuk ka të bëjë me asnjë nga rastet e mëparshme në Shqipëri. Shpreh besimin që ky vendim do të rishikohet dhe emri do të hiqet nga kjo listë”, përfundon Ndroqi.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu