Clement Lenglet ka lëshuar një deklaratë në rrjetet sociale pasi një foto e tij duke buzëqeshur përkrah Robert Lewandowski u shfaq në internet pas eliminimit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Barça u përjashtua nga kompeticioni pasi përfundoi e treta, pas kampionëve gjermanë dhe Benfica-s, që mundi Dynamo Kiev 2-0 për të siguruar vendin e tyre në raundin tjetër. Lewandowski, çuditërisht nuk arriti të shënonte me skuadrën e tij por ai u përfshi në një nga momentet kryesore të përplasjes evropiane pasi një imazh i tij me Lenglet u shfaq në internet.Francezi u fotografua duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka me sulmuesin polak gjë që nuk u pëlqeu mirë nga tifozët e Barçës.
Nuk ka vonuar dhe ka ardhur sot reagimi nga mbrojtësi francez në profilin e tij zyrtar në Instagram. Ai thotë se fotografia kishte të bënte me diçka që ndodhi në këtë moment dhe nuk pasqyron se si ndihet ai për rezultatin në Gjermani.
Shkrimi i Clement Lenglet: Dua të dërgoj një mesazh për fansat katalunas. Fillimisht, jam i pikëlluar për rezultatin e djeshëm, ky klub meriton më shumë dhe ne nuk kemi mundur ta arrijmë objektivin. E dyta tregon një fotografi timen në të cilën jam duke buzëqeshur me Lewandowskin, për diçkaqë sapo kishte ndodhur në atë moment. Është një reagim specifik që në asnjë mënyrë nuk pasqyron ndjenjën time për rezultatin. Vlerat e mija janë të padiskutueshme dhe kushdo që më njeh e di përkushtimin dhe dashurinë time për profesionin tim, për Barçën dhe veçanërisht për tifozët e saj. Nuk do të kisha kurrë një reagim të tillë për diçka që më dhemb kaq shumë që nga dje. Sot jemi shumë të trishtuar, por tani kemi një mision: ta kthejmë Barçën aty ku e meriton.