U shfaq në intervistë me fanellën e Serbisë, kërcënohet me jetë gazetari

0

Gazetari i njohur i cili mbulon fushën e sportit, Ervin Baku, është kërcënuar me jetë. Ai ka bërë një depozitim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te drejtori i krimit kibernetik, për të gjithë kërcënimet që ka marrë në ditët e fundit.

E gjitha si shkak i një lidhje live që gazetari bëri me një media këtu në Shqipëri ku mbante veshur një fanellë me flamurin e Serbisë. I pyetur nëse ishte një provokim, apo se kush ishte qëllimi për atë dalje publike, gazetari është shprehur se bluza ishte një dhuratë që ai e kishte marrë nga trajneri i kombëtares serbe së vajzave në volejboll.

Kjo dalje publike e gazetarit Baku është pritur me shumë kritika, sidomos në Kosovë ku e kanë cilësuar si skandal për shkak të së shkuarës politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu